Momenti duket shumë i vështirë.
Bajerni sërish nuk arriti të fitojë në Bundesligën gjermane, për herë të dytë radhazi, dhe rrezikon të mbetet edhe më prapa në renditje.
Dëmtimet dhe kartoni i kuq
Hamburgu përfitoi nga dëmtimet e shumta të bavarezëve, duke u mbajtur në barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë luajti në epërsi numerike.
Kampionët e Gjermanisë ishin pa shumë nga yjet kryesorë si Kejn, Musiala, Olise, Luis Diaz, Manuel Nojer, Saibari, Dejvis apo Gnabri.
E gjitha kjo ndikoi, ashtu si edhe kartoni i kuq i marrë në mënyrë naive nga kapiteni Xhoshua Kimih në minutën 44.
Presioni pa rezultat
Pas pushimit, bavarezët bënë presion të madh, por e përfunduan ndeshjen pa asnjë gjuajtje në kuadrat, edhe pse patën 67 për qind mbajtje të topit.
Bajerni ka dy barazime radhazi në kampionat dhe tri ndeshje pa fitore bashkë me humbjen e pësuar mesjavën e kaluar në Francë në Champions ndaj Lilës.
Gara për kreun
Dortmundi mund të shkëputet në 4 pikë epërsi nëse fiton këtë të diel ndaj Leverkusenit, pasi ka 24 pikë ndaj 23 të kampionëve.
Burimi: abcnews.al









