Nedim Bajrami shënoi një gol të veçantë në ndeshjen mes Al-Ahli dhe Al-Taawon, e cila ishte në pjesën e dytë me rezultatin 1-1, në javën e 13-të të Ligës së Arabisë Saudite.
Futbollisti shqiptar u gjet mes mbrojtësve kundërshtarë dhe u fut me shpejtësi në zonë. Në atë moment, një prapavijë e skuadrës tjetër tentoi ta largonte topin, por pas një përplasjeje dhe një rikoshete, sfera iu kthye Bajramit.
Lojtari 27-vjeçar nuk pati vështirësi ta dërgonte topin në rrjetë, duke realizuar një nga golat më të pazakonta të karrierës së tij me ekipin Al-Taawon.
Goli i dytë në kampionat
Ky ishte goli i dytë i Nedim Bajramit në kampionat, në 10 paraqitje.
Burimi: www.albeu.com










