Arlind Kurti, kapiteni dhe mbrojtësi i Laçit, u shpall “Lojtari i Ndeshjes” pas barazimit pa gola ndaj Vllaznisë, në sfidën e javës së 13-të të Superiores.
Mbrojtja dhe kontributi në sulm
“Detyra ime kryesore është të jem i saktë në mbrojtje, ndërsa më pas të kontribuoj edhe në sulm. Ndihem më i sigurt kur luaj me tre mbrojtës. Sigurisht që gjatë stërvitjeve punojmë edhe për goditjet nga distanca.
Problemi në 16 metrat e fundit
Problemi ynë është mungesa e konkretizimit në 16 metrat e fundit. Po përpiqemi shumë në stërvitje për ta korrigjuar këtë aspekt. Në futboll nevojitet edhe pak fat, në mënyrë që rastet t’i shndërrojmë në gola.
Do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Nuk duhet të harrojmë mënyrën se si e nisëm sezonin, ndërsa më pas loja jonë u bë më pak agresive. Edhe eksperienca ka ndikimin e saj. Besoj se, me kalimin e kohës dhe zhvillimin e ndeshjeve, do t’ia dalim. Ne zbresim në fushë gjithmonë me synimin për të fituar, por futbolli vendoset nga shumë episode.
Pikët e humbura dhe roli i portierit
Rëndësi ka që të mos largohemi pa pikë. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, por në fund nuk kemi mundur të marrim pikët e plota. Duhet të falënderojmë edhe portierin, i cili në disa momente na mbajti në lojë. Sot nuk kishim çfarë të humbnim.”
Burimi: www.albeu.com










