Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Shitjet online në SHBA gjatë Black Friday arrijnë 13,1 miliardë dollarë

Shitjet online në SHBA gjatë Black Friday arrijnë 13,1 miliardë dollarë
Foto: gazetaexpress.com

Konsumatorët amerikanë shpenzuan gjithsej 13,1 miliardë dollarë për blerje online gjatë Black Friday, një shumë 11,1% më e lartë se shpenzimet e vitit të kaluar. Rritjen e nxitën kryesisht blerjet e pajisjeve elektronike dhe lodrave, sipas të dhënave të Adobe Analytics.

Shifra mbi parashikimet

Kjo shifër e tejkaloi lehtësisht parashikimin fillestar të Adobe, i cili vlerësonte shpenzimet në rreth 12,9 miliardë dollarë. Gjatë kësaj periudhe, shitësit me pakicë ofruan ulje çmimesh për veshjet dhe pajisjet elektroshtëpiake, në përpjekje për të tërhequr konsumatorët, të cilët po përballen me presionin e inflacionit dhe çmimet e larta të karburanteve.

Këtë vit, periudha e festave pritet të karakterizohet nga përpjekjet e konsumatorëve për ta shfrytëzuar sa më mirë buxhetin e tyre, duke kërkuar oferta dhe duke përdorur inteligjencën artificiale për të krahasuar me kujdes çmimet.

Opsioni “Bli tani, paguaj më vonë”

Konsumatorët po i drejtohen gjithnjë e më shumë opsionit “Bli tani, paguaj më vonë” (Buy Now, Pay Later), i cili pritet të kontribuojë me 1,09 miliardë dollarë në shpenzimet online gjatë Cyber Monday. Kjo përfaqëson një rritje prej 5,3% krahasuar me vitin e kaluar, sipas parashikimeve paraprake të Adobe Analytics.

Sipas raportit të Adobe, gjatë Black Friday interesin më të madh e patën videolojërat dhe produktet elektronike. Ndërkohë, konsumatorët shfrytëzuan ofertat edhe për të blerë produkte të nevojës së përditshme, si detergjentë dhe artikuj për pastrimin e shtëpisë, produkte për kafshët shtëpiake dhe artikuj të higjienës personale. /Panorama

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha