Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Gjashtë libra që meritojnë leximin tuaj

Gjashtë libra që meritojnë leximin tuaj
Foto: bordo.al

Një libër i mirë është gjithmonë një ide e bukur për t’i dhuruar vetes pak kohë, për t’u shkëputur nga rutina dhe për të udhëtuar në histori që të mbajnë të mbërthyer deri në faqen e fundit. Revista Bordo ju sjell gjashtë sugjerime leximi, me histori që ndërthurin misterin, dashurinë, intrigat, dramën dhe rrëfime të fuqishme njerëzore.

Nga romanet që të mbajnë pezull me sekretet e tyre, te historitë që prekin tema të thella dhe të bëjnë të reflektosh, këta tituj meritojnë një vend në listën tuaj të leximit. Zbuloni sugjerimet e Bordo-s dhe zgjidhni librin që ju tërheq më shumë!

Kryeqyteti

Robert Menasse – Çmimi: 1400 Lekë

Inspektori Brunfaut është në një situatë të vështirë. Ai duhet të mos e “ngacmojë” një çështje vrasjeje të mbuluar në nivelet më të larta. Por qëllon që është mik me drejtuesit e informatikës së policisë së Brukselit, të cilët mund të hyjnë në dosjet sekrete të prokurorisë. Mateku, vrasësi polak me pagesë, nuk di gjë për këtë kur arratiset. Por ai e di se ka qëlluar personin e gabuar dhe kjo nuk është pak për të. Ai do të kishte preferuar të shugurohej prift dhe të ndiqte gjurmët e babait dhe gjyshit si “ushtar i Krishtit”, por kjo nuk e bën të lumtur…

Gjashtë libra që meritojnë leximin tuaj

Kapela lëkurë – leopard

Anne Serre – 800 Lekë

Fania është qenie e padepërtueshme. Herë pas here, ajo zbulon aspekte të veçanta të personalitetit të saj. Gruaja e re me shikim të humbur mund të jetë e gëzuar, e qeshur, djallëzore. Pas maskës së lëmuar që ajo u ofron atyre që janë të saj, fshihen Fani të tjera… Por këto Fani mbeten të mbyllura në një zar të gjallë, mishor. Fania mbart një dhimbje brenda saj, ajo është “ndryshe”. Kjo është pyetja që Tregimtari shtron pa u lodhur.

Gjashtë libra që meritojnë leximin tuaj

Shkrimtarja Anne Serre është finaliste e International Booker Prize 2025 dhe e çmimit Goncourt në vitin 2020.

Synimi

Elle Kennedy – 1500 Lekë

Gjashtë libra që meritojnë leximin tuaj

Sabrika Xhejmsi, studente në vitin e fundit të kolegjit, e ka planifikuar të gjithë të ardhmen e saj: ajo dëshiron të diplomohet, të vazhdojë juridikun dhe më pas të zërë një punë të paguar mirë në një kompani prestigjioze. Po rruga e arratisë nga e kaluara e saj e turpshme nuk përfshin një lojtar të pashëm hokeji, i cili beson te dashuria me shikim të parë. Një natë e zjarrtë është gjithçka që ajo dëshiron t’i falë Xhon Takërit, po ndonjëherë, mjafton një natë për të ndryshuar krejt jetën. Loja sapo u bë akoma edhe më e ndërlikuar…

Antosia në pafundësi

Marcin Szczygielski – 1300 Lekë

Gjashtë libra që meritojnë leximin tuaj

Antosia jeton e lumtur në një shtëpizë pranë pyllit Brentówka, në kreshtat lindore të Polonisë. Bota e saj e qetë tronditet në shtatorin e vitit 1939, kur Polonia u pushtua nga Gjermania naziste dhe më pas nga Rusia Sovjetike. Kur babai i saj largohet për në luftë, nëna dhe Antosia arrestohen nga NKVD dhe internohen në kolkozet e Kazakistanit. Antosia duhet të mbijetojë në një ambient ku mbizotëron terrori i policisë sekrete dhe propaganda komuniste, duke gjetur mënyra të ndryshme për të mos iu nënshtruar dhunës dhe presionit…

Divorci

Freida McFadden – 1400 Lekë

Gjashtë libra që meritojnë leximin tuaj

Naomi po jetonte historinë e përsosur të dashurisë, por bashkëshorti e dëbon nga shtëpia. Ai pajton avokatët më të mirë për divorcin, i zbraz llogaritë dhe lidhet me një vajzë më të re. Naomit i duhet ta pranojë humbjen: të zhvendoset në një apartament të thjeshtë dhe të rikthehet në punë. Ajo fiksohet pas së dashurës së re të burrit, por gjithçka që nisi si kureshtje cinike, shndërrohet në fiksim. Papritur zbulon të fshehta që nuk i kishin shkuar në mendje. Nëse ky rrezik e ndihmon ta mbajë të paprekur familjen, a ia vlen të përballet me të?

Kur bota fle

Francesca Albanese – 1000 Lekë

Një rrëfim përmes zërave të atyre që e mësuan të shohë: një fëmijë të cilit iu rrëmbye fëmijëria; një qytet ku muret janë kufij; një kirurg që dëshmoi tmerrin nga afër; një artiste që popullin e vet e rrëfen përmes ngjyrave; një hebre izraelit që te liria e palestinezëve sheh edhe lirinë e vet. Autorja nuk flet për palestinezët, por me ta. Ajo që del nga këto faqe nuk është një dosje juridike, por një libër ku e drejta ndërkombëtare shpjegohet me gjuhën e përditshme dhe ku çdo nen kthehet në fatin e një njeriu me emër e fytyrë.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha