Kompania lider në tregun shqiptar të telekomunikacionit, e aktive që nga viti 2006, po prezanton identitetin e ri. Albanian Satellite Communications (ASC) operon që sot me emrin Trinet.

Gjithçka nis nga një lidhje e vetme, që hap një botë të re. Me këtë ide, një nga kompanitë me përvojën më të gjatë në infrastrukturën shqiptare të komunikimit vjen me gjeneratën e re të internetit, televizionit, telefonisë dhe zgjidhjeve “smart”. Ofertat janë për familje, biznese dhe institucione publike, pas dy dekadash zhvillimi, investimesh dhe inovacioni.
Çfarë ndryshon për abonentët
Për abonentët ekzistues dhe ata të rinj, kjo do të thotë dy gjëra. E para, shërbimi që ke përftuar deri sot mbetet i pandryshuar. I njëjti rrjet dhe i njëjti ekip që e ndërtoi hap pas hapi, nga Shkodra në Korçë, vazhdon të kujdeset për sigurinë e lidhjes dhe të të dhënave të tua. E dyta, tani ke më shumë. Abonentët marrin gjeneratën më të avancuar teknologjike dhe të gjitha shërbimet nga një partner i vetëm.

Lidhja është e nevojshme për punën nga shtëpia, mësimin e fëmijëve, shikimin e filmit të mbrëmjes apo pagesat në dyqan dhe për faturat. Kur ndalet lidhja, ndalet gjithçka. Ndaj Trinet e ka ndërtuar ofertën mbi një parim të thjeshtë: lidhja duhet të funksionojë aq mirë, sa ti të mos mendosh më për të.
Interneti dhe televizioni
Interneti me fibër optike kalon në teknologjinë XGS-PON, me shpejtësi deri në 10 Gbps, dhe përdor routera Wi-Fi 6 e Wi-Fi 7, që mbajnë ritmin edhe kur e gjithë familja është online njëkohësisht. Rrjeti kombëtar është ndërtuar me arkitekturë Ring: nëse një segment dëmtohet, trafiku kalon nga një drejtim tjetër dhe ti mbetesh i lidhur. Interneti satelitor përmes Starlink sjell lidhje të shpejtë edhe aty ku fibra nuk arrin, me vonesë shumë më të ulët se sateliti tradicional.

Televizioni IPTV, me platformën e rinovuar dhe përditësuar vazhdimisht që nga viti 2022, të lejon ta personalizosh eksperiencën. Përmes Kanaleve Live, shërbimeve Catch-up dhe VOD, mund ta ndërpresh programin, ta vazhdosh më pas, të kthehesh te një program që e humbe dhe të gjesh shpejt atë që kërkon në guidën e programeve. Shërbimin e merr më vete ose në një paketë të kombinuar me internetin dhe telefoninë.
Shtëpia dhe biznesi inteligjent
Zgjidhjet Smart Home dhe Smart Business të mundësojnë ta drejtosh shtëpinë dhe biznesin në distancë, nga kudo që ndodhesh. Ndez ngrohjen përpara se të kthehesh, fik dritat që harrove ndezur, shikon kamerën kur je larg dhe e menaxhon ambientin e punës, nga monitorimi i hapësirave te kontrolli i hyrjeve, pa qenë domosdoshmërisht aty.
Shërbimet për biznese dhe institucione
Nëse ke një biznes ose drejton një institucion, Trinet ofron lidhje fikse të sigurt, transmetim të specializuar të të dhënave, shërbime cloud, siguri kibernetike dhe kapacitet wholesale për operatorë. Rrjeti kombëtar Backbone, me arkitekturë Ring dhe teknologji DWDM, garanton shërbim të pandërprerë. Nëse një segment i fibrës ndërpritet, trafiku kalon automatikisht nga drejtimi tjetër dhe shërbimi nuk ndalet. Rrjeti qendror operon me teknologji 40G/100G. Për institucionet dhe sistemet me rëndësi kritike, kjo siguron vazhdimësi operacionale.
Burimi: living.al










