Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ndeshje historike në Bundesliga me 9 gola (video)

Ndeshje historike në Bundesliga me 9 gola (video)
Foto: telesport.al

Një rezultat krejt i paparashikuar ndodhi sot në Bundesligë, ku Paderborn fitoi 8-1 ndaj Schalke 04, në ndeshjen e javës së 11-të. Paderborn kthehet te fitorja pas tre javësh dhe e bën këtë në mënyrën më spektakolare të mundshme, duke shënuar gjithsej 8 gola.

Stefano Marino në qendër të fitores

Ndër protagonistët, meriton të përmendet tregolëshi Stefano Marino, sulmuesi gjerman 22-vjeçar. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi algjerianin Adil Aouchiche. Po ashtu, duhet theksuar performanca shumë e dobët e Loris Karius, lojtari me notën më të ulët në këtë ndeshje, i cili ka përgjegjësi në disa prej golave të pësuara.

Pozita në tabelë

Pas kësaj fitoreje spektakolare, Paderborn ngjitet në vendin e nëntë me 13 pikë, ndërsa Schalke 04 mbetet në vendin e 16-të me 7 pikë, në një situatë shumë delikate.

SHIKOGOLAT

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha