Protestuesi lëndohet dhe shtrihet pa ndjenja në sheshin “Skënderbej”.
Siç shihet edhe në foto, protestuesi ka rënë në tokë dhe është ngritur në krahë nga disa protestues të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë nga zona e përplasjes.
Përplasjet dhe incidentet e tjera
Ky është një tjetër incident i raportuar gjatë protestës, e cila është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, hedhje molotovësh dhe përdorim të gazit lotsjellës.
Burimi: kohajone.com










