Protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë përplasjeve të regjistruara në sheshin “Skënderbej”, një efektiv policie ka mbetur i plagosur.
Momenti i incidentit
Në pamjet nga vendngjarja shihet momenti kur efektivi bie përtokë, ndërsa kolegët e tij i afrohen menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Transportimi në spital
Më pas, polici është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka detaje të tjera mbi rrethanat e plagosjes apo gjendjen e tij shëndetësore.
Burimi: gazetashqiptare.al










