Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Gruaja përplaset me policët dhe rrëzohet në tokë pas përleshjes

Gruaja përplaset me policët dhe rrëzohet në tokë pas përleshjes
Foto: lajmifundit.al

Një grua u rrëzua në mes të rrugës gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë.

Gruaja, e cila mbante një çadër shiu në dorë, u përplas me një efektiv policie dhe e goditi. Ky i fundit e shtyu, ndërsa gruaja humbi ekuilibrin dhe ra në tokë.

Ndërkohë që forcat e policisë avanconin duke përdorur automjetin ujëhedhës për shpërndarjen e protestuesve, gruaja u përpoq t’i shpëtonte rrymës së ujit.

Në ndihmë të saj erdhën protestues të tjerë, të cilët e ndihmuan të ngrihej dhe të largohej nga zona e përplasjeve.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha