Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Özcan Deniz dhe dy aktore të njohura, rezultatet e analizave

Özcan Deniz dhe dy aktore të njohura, rezultatet e analizave
Foto: bordo.al

Mes emrave që kanë marrë përgjigjen e testit janë aktori dhe këngëtari Özcan Deniz, aktorja Deniz Çakır dhe Burcu Özberk, të cilët kanë rezultuar negativë.

Sipas mediave turke, nga 21 personat që kanë dhënë mostra për analiza në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll, rezultatet e 16 prej tyre janë bërë publike. Nga këta, tre persona kanë rezultuar pozitivë për lëndë narkotike, ndërsa 12 të tjerë kanë marrë përgjigje negative.

Testet kanë rezultuar pozitive për Deniz Sözen, Ufuk Gündoğdu dhe Mehmet Cam Karcı. Ndërkohë, përveç Özcan Deniz, edhe Deniz Çakır, Muammer Kapucuoğlu, Pınar Bent, İbrahim Yılmaz, Cem Güler, İlknur Şahin, Işıl Işık Demet, Burcu Özberk, Özden Cerrahoğlu, Ceylan Kaya dhe Burhan Karaca kanë rezultuar negativë.

Një tjetër emër i përfshirë në hetim është Cansu Taşkın, në mostrat e së cilës është zbuluar kodeinë, një substancë që përdoret edhe në përbërjen e disa medikamenteve kundër dhimbjeve dhe kollës.

Si nisi hetimi?

Hetimi i Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, që përfshin dyshime për prostitucion, trafikim dhe furnizim me lëndë narkotike, si dhe përdorim apo mbajtje të tyre, çoi në ndalimin e 24 personave, mes të cilëve edhe disa emra të njohur të artit dhe televizionit turk.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e 24 nëntorit, ndërsa personat e përfshirë iu nënshtruan procedurave të marrjes së mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore, përpara se të paraqiteshin pranë prokurorisë.

Disa prej tyre, përfshirë Burcu Özberk, Özcan Deniz dhe Deniz Çakır, u liruan me masën e kontrollit gjyqësor, ndërsa Ceylan Kaya u arrestua.

Hetimet ndaj personazheve të njohur

Hetimet ndaj personazheve të njohur në Turqi kanë nisur që më 8 tetor 2025, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar disa operacione dhe janë marrë në pyetje artistë, aktorë, menaxherë dhe biznesmenë. Një pjesë e personave të përfshirë u janë nënshtruar gjithashtu analizave të gjakut dhe flokëve për të verifikuar praninë e lëndëve narkotike.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha