Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Altin Krasniqi shoqëron të birin në Prekaz për ditëlindjen e parë

Altin Krasniqi shoqëron të birin në Prekaz për ditëlindjen e parë
Foto: gazetaexpress.com

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se djali i tij, Gega, ka mbushur sot një vit jetë.

Vizita në Prekaz

Në ditëlindjen e tij të parë, Gega ka vizituar Prekazin, vendlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, i cili lindi më 28 Nëntor.

Me këtë rast, Altin Krasniqi ka ndarë edhe një urim për Ditën e Flamurit, duke rikujtuar tri ngjarje të rëndësishme të historisë kombëtare.

“Sot, Gega mbushi një vit jetë dhe, në ditëlindjen e tij të parë, vizitoi Prekazin, vendin ku më 28 Nëntor lindi Komandanti Legjendar Adem Jashari.

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ditën kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan djali i Jakup Krasniqit në Facebook.

Një kujtesë për familjen

 Kujtojmë se ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi erdhi nga Haga në Kosovë për vizitë për arsye familjare.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha