Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Opozita bashkohet në dhunë: Berisha mbështet protestuesit me maska

Opozita bashkohet në dhunë: Berisha mbështet protestuesit me maska
Foto: abcnews.al

Ky 28 Nëntor, ose Nëntori i Tretë, siç e quajtën disa në shesh, do të mbahet mend si dita kur flamuri kombëtar u përdor për të kujtuar, por edhe për të shëmtuar Pavarësinë e Shqipërisë.

Festa në Vlorë, protesta në Bulevard

Në Vlorë festohej, në Bulevard protestohej. Maskat e thirrura nga Berisha u rikthyen në kryeqytet pas disa javësh pushim, në përpjekje për të zaptuar sheshin Skënderbej dhe për të sulmuar drejt Bulevardit, me molotovë, shkopinj e gurë, në njërën dorë flamurin, për të fshehur dorën tjetër të dhunës.

Përballë tyre, Policia, po me flamur kombëtar, qëndroi për të ruajtur atmosferën festive dhe paqen në Tiranë, si kujtesë gjithashtu për të frenuar dhunën, në një ditë të shenjtë kombëtare.

Frymëzuesi i dhunës

Por maskat kishin një frymëzues të fortë. Edhe këtë herë, promovuesi kryesor i prishjes së festës kombëtare ishte Sali Berisha. Dhe jo për herë të parë. Në 28 Nëntorin e vitit 2000, ai promovoi dhunën në ngjarjet e Tropojës. Por atëherë Ilir Meta e la 12 orë në qeli. Kësaj radhe, Sali Berisha e pa të qetë shfaqjen e shëmtuar që thirri, në luksin e shtëpisë së tij në qendër të Tiranës dhe përmes ekranit privat të familjes së tij.

Por përpjekjet për përçarje nga njerëzit e tij nuk munguan, në ditën kur shqiptarët bashkohen. Në Vlorë, çoi një ish-deputet të njohur për thirrjet për vëllavrasje, Aurel Bylykbashin e Elbasanit, i cili tentoi të prishte edhe festën në qytetin e Pavarësisë. Por harroi se në Vlorë demokratët kanë mbetur më pak se një komisariat policie.

Në Tiranë, doktori në shesh nuk ishte, por ngjarjet i ndoqi nga Syri i familjes, aty ku edhe maskat duken, si gjithmonë, më shumë sesa janë.

Por, nëse ende nuk kanë kandidat të përbashkët për Tiranën, Berisha ka gjithmonë një motiv plus që bashkon opozitat: Kjo është dhuna.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha