Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Rënia e papritur e temperaturës rrit rrezikun e sulmit në zemër

Rënia e papritur e temperaturës rrit rrezikun e sulmit në zemër
Foto: insajderi.org

Rënia e menjëhershme e temperaturave mund të ndikojë seriozisht në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Si ndikon ftohtësia te zemra dhe enët e gjakut

Në të ftohtë, enët e gjakut ngushtohen, tensioni arterial rritet dhe gjaku mund të bëhet më i prirur për formimin e mpiksjeve, duke shtuar rrezikun për infarkt dhe goditje në tru.

Më të rrezikuar janë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe tensioni i lartë.

Foto ilustruese

Edhe një rënie e vogël e temperaturës mund të ndikojë në rritjen e rasteve të infarktit, ndërsa aktivitetet e rënda fizike në të ftohtë, si pastrimi i borës, mund ta rëndojnë edhe më shumë zemrën.

Shenjat paralajmëruese

Shenjat paralajmëruese që nuk duhen neglizhuar janë:

– Dhimbje ose shtrëngim në gjoks.

– Dhimbje në krahë, shpatulla, shpinë, qafë ose nofull.

– Vështirësi në frymëmarrje, djersë të ftohta, të përziera dhe marramendje.

– Varja e njërës anë të fytyrës, dobësia e krahut dhe vështirësitë në të folur.

Nëse shfaqet ndonjëra nga këto shenja, duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore në numrin 124, edhe nëse simptomat largohen.

Si t’u mbroheni gjatë dimrit

Për t’u mbrojtur gjatë dimrit, rekomandohet të visheni ngrohtë, të shmangni sforcimet e tepërta në të ftohtë, të kufizoni alkoolin dhe të konsultoheni me mjekun për përdorimin e barnave kundër ftohjes, veçanërisht nëse vuani nga tensioni i lartë.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha