Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

McTominay-u kërkon rrogë të re, Napolin e shqetëson

McTominay-u kërkon rrogë të re, Napolin e shqetëson
Foto: gazetaexpress.com

Napoli do të jetë pa Kevin De Bruynen në ndeshjen e nesërme kundër Sassuolos, ndërsa drejtuesit e klubit janë befasuar nga kërkesat e mëdha financiare të Scott McTominay për rinovimin e kontratës. Sipas raportimeve, ai kërkon rreth shtatë milionë euro në sezon, plus bonuse.

Ndeshja e së dielës dhe lista e mungesave

Napoli do të përballet me Sassuolon të dielën, në orën 15:00, në kuadër të kampionatit italian. Trajneri Max Allegri do të ketë në dispozicion një grup të kufizuar lojtarësh, pasi De Bruyne do ta humbasë këtë përballje për shkak të një problemi muskulor, të cilin e pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Belgu i bashkohet listës së mungesave, ku tashmë gjenden edhe Alex Meret, Antonio Vergara, Giovanni Di Lorenzo, Stanislav Lobotka, Benoit Badiashile, Alisson Santos dhe Alessandro Buongiorno.

Negociatat për McTominayn

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, negociatat me agjentët e McTominayt për rinovimin e kontratës kanë hyrë në një fazë intensive, por situata është delikate. Si futbollisti, ashtu edhe klubi dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin, por kanë dallime të mëdha sa i përket pagës që duhet t’i ofrohet mesfushorit skocez.

Pretendohet se McTominay kërkon shtatë milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe sukseset sportive, një shumë që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk është i gatshëm ta pranojë. Oferta maksimale e klubit është 5.5 milionë euro në sezon, plus bonuse që mund ta çojnë pagën totale në rreth gjashtë milionë euro.

Interesimi për McTominayn nuk mungon. Sipas raporteve, në garë për shërbimet e tij janë Barcelona, Real Madridi, Chelsea, Arsenali dhe ish-klubi i tij, Manchester Unitedi. Kontrata aktuale e mesfushorit me Napolin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Lista e Napolit për ndeshjen ndaj Sassuolos

Anguissa, Beukema, Contini, Favasuli, Gilmour, Giovane, Hojlund, Lang, Lucca, Marianucci, Rafa Marin, McTominay, Milinkovic-Savic, Neres, Olivera, Politano, Pugliese, Rrahmani dhe Spinazzola./GazetaExpress/

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha