Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Policia vendos nën kontroll Sheshin Skënderbej pas përplasjeve me protestuesit

Policia vendos nën kontroll Sheshin Skënderbej pas përplasjeve me protestuesit
Foto: albeu.com

Pas ndërhyrjes së autobotëve me ujë dhe angazhimit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), policia ka vendosur nën kontroll sheshin “Skënderbej”, duke larguar pjesën më të madhe të protestuesve.

Autobotët kanë depërtuar në shesh dhe kanë përdorur ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa efektivët e FNSH-së kanë avancuar në terren për të stabilizuar situatën.

Megjithatë, disa protestues vijojnë të qëndrojnë të shpërndarë në sheshin “Skënderbej”, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të policisë.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha