Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Teuta fiton 3-2 ndaj Vorës dhe i afrohet kreut

Teuta fiton 3-2 ndaj Vorës dhe i afrohet kreut
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Teuta ka marrë sot një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Vorës, duke triumfuar me rezultatin 3-2 në një ndeshje me pesë gola, të vlefshme për javën e 13-të të kampionatit Abissnet Superiore.

Vora kalon në avantazh, Teuta barazon

Vora kaloi e para në avantazh me Trajkov në minutën e 3-të, por Teuta reagoi dhe barazoi shifrat në minutën e 37-të me Pedro Martelo.

Përmbysja në pjesën e dytë

Në pjesën e dytë, skuadra durrsake kompletoi përmbysjen me golat e Kallakut në minutën e 56-të dhe Boçit në të 69-ën.

Vora ngushtoi diferencën në minutën e 87-të, kur Pedro Clemente shndërroi në gol një 11-metërsh. Teuta e mbylli takimin me një lojtar më pak, pasi Zogos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të.

Renditja pas javës së 13-të

Pas 13 ndeshjesh, Teuta renditet në vendin e dytë me 26 pikë, vetëm një pikë larg Egnatias kryesuese, e cila do të luajë të dielën ndaj AF Elbasanit.

/gj.m/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha