Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Presidenti Begaj u bën thirrje të rinjve: Dhuna nuk zgjidh asgjë, dialogu është rruga

Presidenti Begaj u bën thirrje të rinjve: Dhuna nuk zgjidh asgjë, dialogu është rruga
Foto: kohajone.com

Presidenti Bajram Begaj organizoi mbrëmjen e kësaj të shtune një pritje në Presidencë me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Fjala e Presidentit për protestën

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u ndal edhe te protesta e zhvilluar në Ditën e Pavarësisë. Ai theksoi se, ndonëse protestimi është një e drejtë kushtetuese, dhuna dhe shkatërrimi nuk përbëjnë zgjidhje.

Begaj bëri thirrje për dialog dhe bashkim, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të mendimeve të ndryshme në një shoqëri demokratike.

“Sot po rritet një brez që kërkon më shumë mundësi dhe përfshirje. Kemi parë të rinj dhe qytetarë që protestojnë, edhe sot, në ditën e shenjtë të flamurit dhe të bashkimit. Protesta është e drejtë kushtetuese, por dhuna, shkatërrimi dhe imponimi nuk janë zgjidhja, as alternativa”, deklaroi Presidenti.

Thirrja për dialog dhe unitet

Kreu i shtetit theksoi se dallimet në mendime nuk duhet të cenojnë unitetin kombëtar, ndërsa apeloi për ruajtjen e vlerave demokratike dhe orientimit euroatlantik të vendit.

“Dialogu është zgjidhja. Demokracia nuk kërkon të mendojmë të gjithë njësoj. Ajo kërkon që, edhe kur mendojmë ndryshe, të ndihemi nën të njëjtën çati. Ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Mbetemi të bashkuar në vlera, për demokracinë, për shtetin e së drejtës dhe për orientimin tonë euroatlantik”, u shpreh Begaj.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha