Vlora ka vijuar festimet për 114-vjetorin e Pavarësisë me një koncert të madh festiv në Sheshin e Flamurit, ku janë ngjitur në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova. Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me muzikë, emocione dhe atmosferë festive, e cila ka mbledhur qindra qytetarë në zemër të qytetit të Pavarësisë.
Qytetarët dhe vizitorët në sheshin e Pavarësisë
Të shumtë kanë qenë qytetarët vlonjatë, por edhe vizitorë nga trevat e tjera shqiptare dhe diaspora, të cilët kanë zgjedhur Vlorën për të festuar këtë ditë të shënuar të historisë kombëtare. Përmes këngëve dhe interpretimeve të artistëve të njohur, Sheshi i Flamurit është kthyer në një skenë të madhe feste, ku atmosfera festive ka vijuar përgjatë mbrëmjes
Koncerti është një nga aktivitetet kryesore të organizuara në Vlorë në kuadër të festimeve për 28 Nëntorin, duke e kthyer edhe një herë qytetin në pikëtakimin e shqiptarëve nga të gjitha trevat, në këtë përvjetor të rëndësishëm të Pavarësisë së Shqipërisë.
Burimi: abcnews.al










