Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Studenti dhe Skënderbeu në finalen e Kupës së Pavarësisë te meshkujt

Studenti dhe Skënderbeu në finalen e Kupës së Pavarësisë te meshkujt
Foto: telesport.al

Janë luajtur të shtunën pasdite dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Pavarësisë në volejboll për meshkuj, turneu i rrjetës dedikuar Pavarësisë së Shqipërisë dhe që po zhvillohet në Elbasan.

Skënderbeu kalon te finalja pas një ndeshjeje të ekuilibruar

Në takimin e parë gjysmëfinale, skuadra e Skënderbeut fitoi 3-1 ndaj kosovarëve të Ferizaj (25-23, 25-22, 25-27, 25-19). Takimi ishte i ekuilibruar shumicën e kohës, me korcarët që bënë diferencën në fund.

Studenti pa asnjë problem në gjysmëfinale

Në finale shkon edhe skuadra e Studenti, që mposhti 3-0 në gjysmëfinalen e dytë ekipin e Shkëndija (25-16, 25-13, 25-15). Një ndeshje pa shumë histori, e kontrolluar nga Studenti në të tre setet.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Skënderbeu – Ferizaj, 3-1

Studenti – Shkëndija, 3-0

Finale (29 nëntor)

Skënderbeu – Studenti, 16:30

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha