Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Sipas ministrisë, 47 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pesë prej tyre vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja në Spitalin Universitar të Traumës
Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë trajtim mjekësor 36 persona, mes tyre 12 efektivë policie, 14 protestues, gjashtë gazetarë dhe katër kalimtarë. Aktualisht, në këtë spital qëndrojnë të shtruar një efektiv policie, tre protestues dhe një gazetar. Të lënduarit e tjerë janë larguar nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe me këshillën e mjekëve.
Gjendja në QSUT “Nënë Tereza”
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 persona të lënduar, përfshirë tetë efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se të gjithë personat që kanë marrë trajtim mjekësor në QSUT janë larguar nga spitali.
Burimi: www.albeu.com










