Me rastin e festës së Pavarësisë, portieri shqiptar Klidman Lilo ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga koha kur ishte pjesë e Shqipërisë U21, ku shfaqet duke mbajtur flamurin kuqezi.
“Gëzuar 28 nëntorin Shqipëri”, shkroi gardiani që aktualisht luan me OFI Crete në Superligën greke, duke shoqëruar postimin me imazhin e tij me fanellën e përfaqësueses.

Karriera e tij në kombëtare
Lilo e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Shqipërinë U21 më 6 shtator 2024. Deri tani, 23-vjeçari nuk ka pasur mundësinë të debutojë me Kombëtaren A.

Periudha më e mirë në Greqi
Ndërkohë, portieri po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij te skuadra greke e OFI Crete. Ai tërhoqi vëmendjen me paraqitjen ndaj Bayer Leverkusen në Europa League, ku regjistroi 12 pritje.
Burimi: www.albeu.com










