KIEV, 28 nëntor /ATSH -ANSA/ – Forcat ukrainase kanë kryer një sulm ndaj një strukture operative të njësisë elitare ruse të dronëve “Rubicon”, në qytetin e Berdjanskut, në rajonin e Zaporizhzhias, i cili ndodhet nën pushtimin rus.
Lajmin e ka bërë të ditur Grupi i Forcave të Jugut të Ukrainës përmes një njoftimi në platformën Telegram.
Sipas vlerësimeve paraprake të autoriteteve ushtarake ukrainase, sulmi mund të ketë shkaktuar mbi 30 të vrarë dhe më shumë se 70 të plagosur në radhët e forcave ruse.
Deri më tani, nuk ka konfirmim të pavarur për bilancin e viktimave të raportuar nga pala ukrainase. /os/
Burimi: ata.gov.al









