Report Tv ka siguruar foton e Andrea Qorrajt, 18-vjeçarit të arrestuar pas protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, pasi ai i rrezikoi jetën një grupi policësh duke i sulmuar me koktej molotov. Në pamje, ai dallohet me maskë në fytyrë, fshihet pas urës pranë ish-hotelit “Dajti” dhe më pas hedh një koktej molotov drejt një grupi efektivësh.
Akuzat dhe procedura penale
Policia e arrestoi Qorrajn në flagrancë dhe ia referoi materialet Prokurorisë për shtatë vepra penale: “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Burimi: shqiptarja.com










