Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Xhonatan Islami: Më frikëson monotonia, por më shumë frikë kam të mos fluturoj më

Xhonatan Islami: Më frikëson monotonia, por më shumë frikë kam të mos fluturoj më
Foto: topalbaniaradio.com

Në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ky i fundit ka pasur të ftuar Xhonatan Islamin, për të folur më shumë për karrierën e tij, pasionin për adrenalinën, por edhe për jetën personale.

Frika më e madhe

Kur u pyet cila është frika e tij më e madhe në tokë, Islami u përgjigj:

Që të mos fluturoj më. Që të mbetem në tokë dhe të mos e kem më atë ndjesinë e fluturimit. Më frikëson monotonia. Më frikëson që e nesërmja ime të jetë ndryshe nga ajo që po bëj sot. Jo gjithmonë e nesërmja është më e mirë. Jeta ka treguar që e nesërmja mund të jetë dhe më e keqe dhe më e mërzitshme se e sotmja, e rëndësishme është qasja që kemi dhe në momente të vështira dhe të përpiqemi të shikojmë gjëra pozitive. Se pavarësisht se shumë gjëra pozitive rreth nesh i marrim si të mirëqena, është shumë e rëndësishme që t’i vlerësojmë çdo ditë, edhe kur jeta duket e vështirë.

Burimi: www.topalbaniaradio.com

Të fundit Të gjitha