Këngëtarja e njohur Fatlinda Beqiri u ftua së fundmi në një intervistë për Prive by LS, ku foli për deklaratën e Nichi-t në “Big Brother VIP Kosova 5” dhe për raportin e tij me Antonetën brenda shtëpisë.
Fatlinda për afrimitetin mes Nichi-t dhe Antonetës
Gjatë intervistës, Fatlinda u pyet për afrimitetin mes Nichi-t dhe Antonetës, dy banorë që kanë tërhequr vëmendjen e publikut me raportin e tyre.
Këngëtarja u shpreh se ka vënë re që publiku e pëlqen shumë këtë dyshe, duke treguar se edhe vetë ka parë video dhe montazhe të tyre në rrjetet sociale. Megjithatë, ajo theksoi se personalisht nuk e sheh Nichi-n në një lidhje me Antonetën.
“Nuk e di, Nichi-n unë e shoh veç vetë. I kam parë editset në rrjete sociale, por Nichi-n unë e shoh veç vetë”, u shpreh Fatlinda.
Pavarësisht kësaj, ajo nuk i kurseu fjalët e mira për Nichi-n, duke e cilësuar si një djalë shumë të mirë. Madje, ajo shtoi se nëse mes tij dhe Antonetës do të lindte diçka më shumë se miqësi, kjo e fundit do të ishte me fat, pasi sipas saj, çdo vajzë do të ishte me fat ta kishte Nichi-n në krah.
Deklarata e Nichi-t për Fatlindën
Kujtojmë se Fatlinda dhe Nichi u rikthyen në qendër të vëmendjes pas deklaratës së këtij të fundit në BBVK 5, ku tha se këngëtares i ishte ndaluar të këndonte për 25 vjet. Për këtë deklaratë Fatlinda dha sqarimet e saj në intervistën për Prive by LS.
Burimi: privebruto.com










