Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka kujtuar së fundmi shokun e saj të ndjerë, Ilirin, i cili ka ndërruar jetë.
Lajmi për humbjen e tij e ka prekur thellë këngëtaren, e cila ka ndarë një dedikim në InstaStory, duke shprehur dhimbjen për mikun me të cilin kishte kaluar shumë vite bashkë.
Dedikimi i Teutës për mikun e saj
Në mesazhin e saj, Teuta shkruan: “Pusho në paqe, Ilir. Ishe shoku im dhe punuam bashkë për shumë vite! Buzëqeshja jote dhe fjalët e tua do të më përcjellin përgjithmonë. Sa ironike, o Liros”. Përmes këtyre fjalëve, ajo shpreh mallin dhe dhimbjen për të, sipas raportimit të “Kosovarja”.
Kujtimet e miqësisë
Këngëtarja e ka ndjerë thellë këtë humbje, ndërsa kujtimet nga miqësia dhe vitet e kaluara së bashku mbeten pjesë e rëndësishme e dedikimit të saj.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









