Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Ben Blushi sjell galerinë e të çmendurve që bënë Tiranën

Ben Blushi sjell galerinë e të çmendurve që bënë Tiranën
Foto: euronews.al

Shkrimtari Ben Blushi vjen me një botim të ri, të titulluar “Historitë e Çmendura të Tiranës”, përmes të cilit sjell episode të pazakonta dhe personazhe që kanë lënë gjurmë në historinë e kryeqytetit shqiptar.

Libri shtrihet në një hark kohor prej rreth 400 vitesh, duke zbuluar histori pak të njohura dhe një dimension tjetër të së kaluarës së Tiranës. Përmes rrëfimeve dhe ngjarjeve të veçanta, Blushi prezanton një galeri personazhesh që kanë spikatur për karakterin dhe historitë e tyre të pazakonta.

Intervista për “Euronews Albania”

Në një intervistë për “Euronews Albania”, autori ndau disa prej historive dhe personazheve që kanë tërhequr vëmendjen e tij gjatë kërkimeve për librin, duke sjellë në fokus figura që kanë qenë pjesë e zhvillimeve të Tiranës ndër shekuj.

Ben Blushi tregoi se shkrimi i dorës në kopertinë nuk ishte planifikuar enkas për kopertinë, por u shkrua shpejt, u publikua në Facebook dhe më pas u përzgjodh nga botuesi sepse pati pëlqim.

Shkolla “Servete Maçi” dhe viti 1916

Duke u ndalur te emri i shkollës ‘Servete Maçi’, Blushi rrëfeu historinë e vitit 1916, kur Tirana u pushtua nga trupat austro-hungareze. Ai tregoi se në këtë kohë u hap shkolla e parë për vajzat e Tiranës, ku ndër figurat e lidhura me të përmenden edhe Baroni Franz Nopça, ndërsa shkolla u përball me kundërshtime e sulme deri në mbylljen e saj pas largimit të forcave austriake.

“Servete Maçi ka qenë një vajzë ku di unë 15 vjeç 16 vjeç. Në vitin 1916 kur Tirana u pushtua nga austriakët, nga ushtria austriake, pra nga perandoria e kohës austro-hungareze. Kur austriakët erdhën në Tiranë natyrisht u habitën, se panë një vend 500 vjet të pushtuar errësirë totale më kuptimin kulturor dhe arkitekturë arkitekturës, pushtuar nga turqit. Duke qenë një perandor relativisht i kulturuar për kohën më shumë e kulturuar se perendoria osmane, austriakët vendosën që të bëjnë disa punë në Tiranë, pra në qyteti që pushtuan. Një nga këto punë ishte të hapnin shkolla. Vajzat e Tiranës nuk shkonin fare në shkollë sepse në një regjim otoman në një sheriat islamik sigurisht vajzat nuk mund të shkonin në shkollë mësonin shqip dhe për më tepër të shkonin të zbuluara. Ishin të gjitha të mbuluar 110 vjet përpara 1916 dhe gjenerali austriak që komandon në Tiranë trupat austriake vendos të hapi një shkollë, gjeti një shtëpi te rruga e Dibrës ku ke bërë ti shkollën. Unë kam thënë ishte shtëpia e një kështu delinkuenti, njeriu që kishte bërë ca krime e nxorrën jashtë atë dhe aty vendosën të bëjnë shkollën e parë të vajzave të Tiranës, që ka histori të bukur kam përshkruar në libër ,sepse ë një nga mësuesit e shkollës ishte kush një njeri i jashtëzakonshëm quhet Baron Fon Trop Trom Nopça. Ky ishte hungarez i cili pothuajse ishte bërë mbreti i Shqipërisë para nja tre vjetësh në 1913 dhe Nopça bashkë me gjeneralin janë si të thuash kumbarët e parë të shkollës së vajzave e cila pati fat shumë keq sepse imamët e Tiranës që ishin në atë kohë shumë radikalë kuptohet edhe një grup fanatikësh keni parasysh Tirana e shekullit të X fillim shekullit XX u betuan ta mbyllnin shkollën Servet Maçi siç e mbyllën, pse, sepse ata nuk mund të pranonin që vajzat shkonin vajzat e tyre pra vajzat e Tiranës shkonin në shkollë të zbuluara, pa burka. Dhe bën aq shumë dhunë aty me gurë kanë ato i kanë gjuajtur me gurë kalamajtë derisa Servet Maçi u plagos dhe kur austriakët ikin nga Tirana shkolla u mbyll se s’kishte më roje, pra s’kishte më një ushtri që mund të mbronte shkollën e vajzave në Tiranë dhe islamikët e Tiranës e mbyllën. Kjo është historia e shkollës Servete Maçi për të gjithë ata që nuk e dinë te rruga e Dibrës”, tregoi Blushi.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha