Kombëtarja shqiptare vazhdon të korrë frytet e rezultateve të mira, pasi shënon një tjetër përparim në renditjen botërore të FIFA-s.
Pas fitoreve 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe Finlandës, Shqipëria është ngjitur në klasifikim dhe tani zë vendin e 65-të në botë.
Me 1,388 pikë, kuqezinjtë renditen mes Irlandës së Veriut dhe Xhamajkës, duke konfirmuar ecurinë pozitive të kombëtares në ndeshjet e fundit.
Suksesi në këto ndeshje ka pasur rëndësi të veçantë edhe për Ligën e Kombeve, ku Shqipëria siguroi vendin e parë në grupin C1 dhe ngjitjen në një divizion më të lartë.
Kosova bie në renditje
Në anën tjetër, Kosova ka rënë në renditje, duke humbur dy pozicione dhe duke u vendosur në vendin e 78-të.
Pesëshja e parë në botë
Sa i përket pesë përfaqësueseve më të mira në botë, Spanja vazhdon të kryesojë klasifikimin, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca. Anglia mban vendin e katërt, ndërsa Maroku plotëson pesëshen e parë.
Burimi: bordo.al









