Kur temperaturat ulen, pallto e gjatë bëhet pjesa më elegante dhe e domosdoshme e garderobës dimërore. Këtë sezon, moda i jep përparësi modeleve ekstra të gjata, që zbresin deri pranë kyçeve të këmbëve dhe i japin çdo veshjeje një pamje elegante, femërore dhe plot karakter.
Modelet klasike dhe të përditshme
Nga palltot klasike të zeza dhe ngjyrë kamel, te modelet prej leshi me rrip në bel, jakë të mëdha apo prerje të frymëzuara nga uniformat ushtarake, këto veshje kombinojnë ngrohtësinë me stilin.
Si t’i vishni me stil
E bukura është se mund të vishen si mbi një kostum elegant, ashtu edhe mbi një veshje të thjeshtë të përditshme, duke e bërë edhe kombinimin më të zakonshëm të duket i kuruar. Ndaj në këtë artikull po ju tregojmë disa nga modelet më të bukura nga të cilat mund të frymëzoheni e të blini tuajën.
Burimi: living.al









