Një telefonatë e papritur ka sjellë të qeshura në puntatën e djeshme të emisionit “Live me Luizin”, ku i ftuar ishte këngëtari Redon Makashi.
Gjatë bisedës në studio, ku foli për karrierën, jetën personale dhe miqësitë e krijuara ndër vite, Redoni u ndal edhe te raporti i tij me këngëtarin Aleksandër Gjoka. Pikërisht kjo miqësi u bë pjesë e një prove të vogël, të organizuar nga Luizi gjatë emisionit.
Telefonata e papritur
Makashi telefonoi mikun e tij, por në vend që ta përshëndeste si zakonisht, vendosi t’i krijonte një situatë të papritur, duke i thënë se kishte mbetur në rrugë me makinën.
“Dëgjo, më ka lënë makina këtu nga Kavaja. Vjen më merr çikë se unë nuk e di ç’ka”, i tha Redoni në telefon.
“Po ku?”, ishte pyetja e menjëhershme e Aleksandër Gjokës, i cili kërkoi të dinte se ku ndodhej miku i tij.
Zbulimi i testit
Por Redoni nuk e zgjati më shumë lojën dhe i zbuloi se gjithçka ishte një test, duke i thënë: “Kaq, kaq Sandër, kaq duhet ti. Sandër, je live te Luizi, Sandër”.
“Po mor?”, reagoi Gjoka, ndërsa Makashi e mbylli telefonatën me fjalët: “E kalove, e kalove testin ti, Sandër”.
Burimi: bordo.al










