Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Kanita flet për suksesin e tij në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar

Kanita flet për suksesin e tij në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar
Foto: topalbaniaradio.com

E ftuar në studion e “Pardon My French” në Top Albania Radio, artistja Kanita foli më shumë për rrugëtimin e saj muzikor dhe projektet e fundit…

Muzika shqip dhe ajo në anglisht

Do të kisha shumë dëshirë që të gjitha këngët e mia të kishin sukses edhe jashtë, por nuk është gjithmonë ajo ideja. Njëkohësisht punoj edhe në anglisht, dhe përpiqem t’i përhap nëpër radio të ndryshme. Por kjo nuk është qëllimi i vetëm. Kur bëj këngë shqip, i bëj për shqiptarët. Kur kam punuar për “Don’t let me go”, që është kënga ime që ka shkuar ndërkombëtarisht, kemi marrë “Platinum” nga Rusia, dhe nuk e kam pritur fare. Madje, në fillim kur e kemi bërë këtë këngë kam thënë që nuk më pëlqen, nuk do ta bëj kurrë. Menaxheri më tha se do ta bëjmë, sepse isha e vogël, 16 vjeçe. Dhe çuditërisht ajo kënga eci shumë mirë, pas gjashtë muajsh.

Performanca live në Top Albania Radio

Burimi: www.topalbaniaradio.com

Të fundit Të gjitha