Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Ambasadorja e BE-së takon Spahiun, mbrojtja e fëmijëve dhe grave në fokus

Ambasadorja e BE-së takon Spahiun, mbrojtja e fëmijëve dhe grave në fokus
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ku në fokus ishte kujdesi ndaj qytetarëve, mbrojtja sociale dhe garantimi i shërbimeve të aksesueshme për të gjithë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasadorja Moreira de Sousa bëri të ditur se në qendër të bisedës ishte rëndësia e ofrimit të kujdesit ndaj qytetarëve.

Kujdesi si prioritet

“Ligjet e mira janë të rëndësishme, por ajo që ka vërtet rëndësi është kujdesi që marrin qytetarët: i përballueshëm, i drejtë dhe pranë vendbanimit të tyre”, u shpreh ambasadorja De Sousa.

Ajo theksoi se diskutimet u përqendruan gjithashtu te mbrojtja e fëmijëve, e qytetarëve dhe komuniteteve vulnerabël, si dhe te mbështetja dhe mbrojtja e grave që përballen me dhunën.

Angazhimi i BE-së

Ambasadorja e BE-së nënvizoi angazhimin e Bashkimit Evropian për të vijuar bashkëpunimin me Shqipërinë në këto fusha, duke mbështetur përpjekjet për përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e mekanizmave të mbrojtjes sociale.

“BE-ja do të vazhdojë të punojë së bashku me Shqipërinë për këto çështje”, theksoi Moreira de Sousa.

Ambasadorja e BE-së takon Spahiun, mbrojtja e fëmijëve dhe grave në fokus

1 nga 2


/k.s/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha