Gjatë mbrëmjes së të nominuarve në “Big Brother VIP Kosova”, ku banorët po u përgjigjen pyetjeve të ndjekësve, Jona u vu përballë shprehjes që ka pushtuar rrjetin: “A e njeh Ukin?”.

Ajo u shpreh se nuk njeh asnjë person me atë emër, duke shtuar se sipas saj kjo frazë mori vrull falë edhe opinionistit të edicionit aktual, Resul Sinani, i cili e ka përdorur atë.
Përgjigja e Jonës
“Nuk e di kush është Uki, më duket që është bërë meme ky send. Kush është Uki? Më duket se është një thënie që e ka thënë ajo çika që ka qenë në ekran e pa u përmendur dhe është bërë virale, sepse edhe Resuli e pat përmendur. Nuk e njoh Ukin si person”, u shpreh Jona.
Megjithëse banorët e tjerë këmbëngulën për të mësuar nëse “Uki” lidhet me ndonjë njeri nga e kaluara e saj, Jona e përsëriti se nuk e njeh atë si person.
Pyetjet e mëtejshme në shtëpi
Të pranishmit e tjerë në shtëpi vazhduan ta pyesnin nëse “Uki” mund të ishte dikush nga historia e saj personale.
Burimi: www.albeu.com









