Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Italoptik sjell udhëzuesin për mbrojtjen e shikimit të fëmijëve

Italoptik sjell udhëzuesin për mbrojtjen e shikimit të fëmijëve
Foto: bordo.al

Ashtu si shumë sektorë të tjerë, edhe okulistika po përballet me problemet e botës digjitale ku po jetojmë. Koha që një fëmijë kalon para ekranit të telefonit mund të rrezikojë shikimin. Për këtë arsye, Romina Lula, CEO e Italoptik, shpjegon përmes një manuali të detajuar se si prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të shmangin këtë rrezik, duke e zhvendosur fokusin e tyre te lojërat dhe natyra.

Si lindi ideja e manualit

Romina, si lindi ideja për manualin “E vërteta për syzet”?

Të them të drejtën, ideja për të shkruar këtë manual lindi pikërisht nga klientët. Vëreja se, kur kishin qenë më parë në një dyqan tjetër optike, shpesh kishin bërë zgjedhjen e gabuar të syzeve. Shumë shqiptarë mendojnë se procesi më i rëndësishëm është zgjedhja estetike e skeletit, por ka shumë faktorë që duhen marrë parasysh së bashku. Bëhet fjalë për parametra teknikë: a është skeleti i përshtatshëm për numrin e syzeve, a shkon me ngjyrën e lëkurës dhe të flokëve, si dhe a i përshtatet klientit? Manuali synon t’i ndihmojë dhe t’i udhëzojë klientët, në mënyrë që të mos paguajnë dy ose tri herë për të njëjtën gjë.

Italoptik sjell udhëzuesin për mbrojtjen e shikimit të fëmijëve

Tri këshillat kryesore

Cilat janë tri këshillat që do të doje që një person të mbante mend nga manuali yt?

Së pari, të mos përqendrohen vetëm te moda, sepse ajo ndryshon. Duhet të identifikojnë tiparet e fytyrës dhe t’i zgjedhin skeletet në bazë të tyre. Syzet nuk duhen blerë kudo, por vetëm në laboratorë që kanë përvojë në përpunimin e tyre. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është matja e syzeve. Dy palë syze mund të jenë identike, por me njërën klienti mund të shohë shumë mirë, ndërsa me tjetrën jo. Kjo ndodh sepse parametrat teknikë nuk janë zbatuar 100% dhe, si rrjedhojë, klienti mund të ketë vështirësi me shikimin. Në fund të fundit, funksioni kryesor i syzeve është përmirësimi i shikimit.

Telefonat dhe shëndeti i syve

Romina, a po i dëmtojmë sytë duke qëndruar në telefon, apo kjo është një frikë paksa e ekzagjeruar?

Jo, nuk është një frikë e ekzagjeruar. Në këtë epokë digjitale, shumë njerëz kanë probleme me shikimin. Ne rekomandojmë një rregull bazë, të njohur si rregulli 20-20-20: çdo 20 minuta, sytë duhet të shkëputen nga ekranet e telefonit, iPad-it apo të çdo pajisjeje tjetër dhe të shikojnë një objekt në largësi rreth 6 metra për 20 sekonda. Mendohet se deri në vitin 2050, rreth gjysma e popullsisë së botës do të jetë miope, sepse syri ynë nuk është i ndërtuar për të fokusuar objektet kaq pranë për një kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë probleme me shikimin, sidomos te të rinjtë.

Italoptik sjell udhëzuesin për mbrojtjen e shikimit të fëmijëve

Sa orë në ditë mund të kalojë një fëmijë para ekranit pa rrezikuar shëndetin e syve?

Nuk ka rëndësi vetëm numri i orëve në ditë. Fëmija duhet të mbajë edhe një distancë të caktuar nga ekrani, ndërsa prindërit duhet t’i mbikëqyrin fëmijët, sidomos kur janë të vegjël. Është mirë që një fëmijë të kalojë rreth një orë deri në një orë e gjysmë në ditë para ekranit. Për telefonat, koha duhet të jetë edhe më e shkurtër. Është mirë që fëmijët të kalojnë më shumë kohë në natyrë, sepse kështu sytë çlodhen.

A është telefoni më i dëmshëm kur e mbajmë shumë afër syve?

Po, kur telefoni mbahet shumë afër syve, mund të jetë i dëmshëm, sepse e sforcon syrin dhe, në planin afatgjatë, fëmija mund të ketë vështirësi me shikimin. Gjëja më e mirë që mund të bëjnë prindërit është të përpiqen ta zhvendosin fokusin e fëmijës nga ekranet e telefonave te loja. Gjatë vitit 2026, Italoptik ka organizuar disa aktivitete për të ndërgjegjësuar prindërit që t’i largojnë fëmijët nga ekranet dhe t’i nxisin të luajnë, në mënyrë që ata të rikthehen te loja dhe natyra.

Italoptik sjell udhëzuesin për mbrojtjen e shikimit të fëmijëve

Përdorimi i telefonit para gjumit

Sa ndikon përdorimi i telefonit në errësirë, para se të flemë?

Telefoni mund të jetë i dëmshëm në përgjithësi, por përdorimi i tij para gjumit mund të jetë veçanërisht problematik. Ne këshillojmë që dhoma ku fëmijët studiojnë të jetë e ndriçuar mirë, në mënyrë që sytë të mos kenë vështirësi gjatë shikimit. Do të ishte mirë që fëmijët të mos përdorin telefonin para gjumit, sepse kjo mund t’i bëjë më të ndjeshëm ndaj stimujve dhe më të përfshirë në aktivitet. Një orë para gjumit, fëmijët duhet të qetësohen dhe të shmangin ekranet. Prindërit mund t’i përqendrojnë te lojërat dhe librat, që t’i ndihmojnë të relaksohen.

Italoptik sjell udhëzuesin për mbrojtjen e shikimit të fëmijëve

Këshilla për prindërit

Cila është këshilla jote numër një për prindërit që nuk arrijnë t’ua shkëpusin telefonin fëmijëve?

Një palë syze me numër zero dhe me shtresë antirefleks cilësore, në mënyrë që sytë e fëmijës të jenë sa më të mbrojtur nga rrezet e ekranit.

Italoptik sjell udhëzuesin për mbrojtjen e shikimit të fëmijëve

Kontrolli te okulisti

A mund të dëmtohen sytë duke blerë syze optike pa bërë më parë një kontroll te okulisti?

Është e domosdoshme që vizita e parë të bëhet te okulisti sapo fëmija të jetë në gjendje të identifikojë të gjitha shkronjat. Dyqanet online nuk garantojnë gjithmonë se syzet kanë të gjithë parametrat teknikë të përshtatshëm për sytë e fëmijës. Ato mund të jenë të një cilësie të ulët dhe, nëse përdoren për një kohë të gjatë, mund të shkaktojnë probleme me shikimin.

Për më shumë informacion, për të rezervuar një vizitë apo për të zbuluar modelet më të reja, vizitoni faqen zyrtare të Italoptik: www.italoptik.al.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha