Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Nafta bie nën 90 dollarë për fuçi, tregu shpreson në marrëveshje SHBA-Iran

Nafta bie nën 90 dollarë për fuçi, tregu shpreson në marrëveshje SHBA-Iran
Foto: ata.gov.al

PARIS, 10 nëntor /ATSH-AFP/- Çmimet e naftës pësuan një tjetër rënie sot me naftën “Brent” që zbriti nën kufirin e 90 dollarëve për fuçi për herë të parë që nga muaji gusht.

 

Rënia e çmimeve pas deklaratave të Trumpit

Rënia vjen në një klimë optimizmi për zhvillimet në Lindjen e Mesme, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sheh “zhvillime pozitive” drejt arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Iranin.

Pasi zbriti në 89,66 dollarë rreth orës 09:05 GMT (10:05 në Paris), nafta “Brent” e Detit të Veriut, për dorëzim në muajin janar, kuotohej në 90,33 dollarë për fuçi, me një rënie prej 2,42%.

Naftës amerikane i bie edhe ajo

Ndërkohë, nafta amerikane “West Texas Intermediate” (WTI), për dorëzim në dhjetor, ra me 2,29%, duke u tregtuar me 84,86 dollarë për fuçi./ /Ad.Ab./ a.jor.

 

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha