Dinamikat e krijuara në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 kanë tërhequr vëmendjen edhe të ish-konkurrentëve të këtij formati. Këtë herë, Xheneta Fetahu ka vendosur të thyejë heshtjen, duke adresuar disa prej sjelljeve të banorëve dhe duke rikthyer në vëmendje edhe eksperiencën e saj në edicionin e tretë.
Përmes disa postimeve në InstaStory, ish-banorja i ka bërë ironi konkurrentëve që, sipas saj, sot po bëjnë pikërisht ato veprime për të cilat dikur e kritikonin atë. Xheneta vuri në dukje kontrastin mes qëndrimeve të tyre të mëparshme dhe sjelljes që po shfaqin tani para kamerave.
“Këta banorë janë bërë bajat me skena e sjellje palidhje! Ironia më e madhe është që ata që m’kanë kritiku mu, sot po i bëjnë të njëjtat gjëra, bile edhe ma keq!”, shkroi ajo.
Thumbim për Beharën dhe Fuegos
Një thumbim i drejtpërdrejtë u drejtua edhe kah Behara, duke komentuar afrimitetin e saj me Fuegos. Xheneta nuk i kurseu ironitë për këtë raport, duke vënë në pikëpyetje kontrastin mes sjelljes së saj dhe deklaratave se është nënë e dy fëmijëve.
Kritikë ndaj moralizimeve
Në vijim, ajo kritikoi edhe moralizimet e disa banorëve, të cilët, sipas saj, përpiqen të paraqiten si shembuj për publikun, ndërsa sjelljet e tyre në shtëpi tregojnë diçka tjetër.
“Ma pak moralizime e ma shumë vepra, se po dilni shumë ma keq se ata që i keni gjyku”, ishte mesazhi përmbyllës i Xhenetës, e cila duket se nuk i ka pritur aspak mirë zhvillimet e fundit në shtëpinë e BBVK5.
Burimi: bordo.al










