Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Fuego rrëfen betejën me drogën: Tri herë mes jetës dhe vdekjes

Fuego rrëfen betejën me drogën: Tri herë mes jetës dhe vdekjes
Foto: bordo.al

Fuego, banori i Big Brother VIP Kosova 5, ka ndarë me shtëpiakët disa nga përjetimet më të rënda të jetës së tij, përfshirë periudhën kur abuzimi me substanca narkotike e çoi në situata ekstreme.

Gjatë një bisede në shtëpi, artisti tregoi se lidhja e tij me muzikën filloi kur ishte vetëm 10 vjeç. Humbja e gjyshit, me të cilin ishte shumë i afërt, ishte një nga momentet që ndikuan më shumë në krijimtarinë e tij. Tekstin e parë muzikor e shkroi pikërisht pas vdekjes së gjyshit.

“Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet. Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru”, tha Fuego.

Në moshën 26-vjeçare, ai tha se ka kaluar tri episode mbidoze nga abuzimi me substanca, të cilat sipas tij kanë përfunduar me tri raste vdekjeje klinike.

“I kam tri vdekje klinike me 26 vjet, tri overdoza prej abuzimeve, tri herë kam dekë. Krejt ka mi fol se familja jem ka hekë ma së shumti”, u shpreh ai.

Fuego nuk hyri në detaje të tjera për betejën me varësinë, por tha se do të flasë më gjerësisht për të kaluarën e tij gjatë ditëve në vijim në shtëpi.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha