Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Erjon Vishkulli flet për kthimin e shikimit pas rikthimit në Shqipëri

Erjon Vishkulli flet për kthimin e shikimit pas rikthimit në Shqipëri
Foto: privebruto.com

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është rikthyer në Shqipëri pas tri javësh qëndrimi në Itali, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale për të shpëtuar shikimin.

Gjendja shëndetësore

Në një intervistë për A2 CNN, Vishkulli ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, duke treguar se mjekët i kanë dhënë sinjale pozitive, por ende nuk ka asnjë garanci se do të arrijë ta rikthejë shikimin.

“Për momentin fjalët janë të mira për syrin, por siguri nuk kemi. Kontrolli i fundit për syrin më dha shpresë, sepse ndieja dritë”, është shprehur ai, duke shtuar se ndërhyrja e ardhshme pritet të jetë vendimtare. Kontrollin e radhës e ka më 17 dhjetor.

28-vjeçari ka treguar se gjatë operacionit të parë në Itali iu hoq trupi i huaj që kishte mbetur në sy. Ai e ka përshkruar këtë periudhë si një nga më të vështirat, ndërsa ka theksuar se mbështetja e qytetarëve i ka dhënë forcë për të vazhduar.

Mbështetja e qytetarëve

“Sa të kem shqiptarët, është motivi më i madh. Kam pasur këdo, miq, shokë, shqiptarë që kanë ardhur të më takojnë, mesazhe pa fund, telefonata”, ka deklaruar Vishkulli, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.

I pyetur për ditën kur u plagos, Erjoni ka pranuar se nuk dëshiron ta rikujtojë atë moment të vështirë. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk është penduar për pjesëmarrjen në protestë.

“S’dua ta kujtoj atë ditë. Asnjë pendesë që mora pjesë”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se plagosja e tij gjatë protestave në kryeqytetin shqiptar nxiti reagime të shumta, ndërsa Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar dyshimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia. /Prive By LS

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha