Dy artistët e njohur të skenës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, nuk ndiqen më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që ngre pikëpyetje për raportin mes tyre.
Burime të Prive By LS bëjnë të ditur se Dafina ishte e para që ndërmori këtë hap, ndërsa aktualisht asnjëri prej artistëve nuk figuron në listën e personave që ndjek tjetri.
Bashkëpunimet e tyre muzikore
Lëvizja vjen si befasi, duke marrë parasysh raportin e mirë që dy këngëtarët kanë shfaqur ndër vite, si dhe bashkëpunimet e tyre të suksesshme muzikore.
Kujtojmë se Dafina dhe Ylli kanë bashkuar forcat në tri projekte muzikore, duke nisur me këngën “Mos shko”, për të vazhduar me hitin “Kaje” dhe bashkëpunimin e tyre më të fundit, “Jom ka du me t’pa”, të publikuar në maj të vitit 2024.
Arsyet e lëvizjes mbeten të paqarta
Megjithatë, arsyet që qëndrojnë pas kësaj lëvizjeje nuk janë bërë të ditura, ndërsa deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik.
A është kjo një shenjë e ftohjes së raporteve mes dy artistëve, apo thjesht një lëvizje me prapavijë tjetër në rrjetet sociale? Kjo mbetet për t’u parë.
Burimi: insajderi.org










