A do të jetë Selin Bollati një nga figurat e ekranit që do të shoqërojë edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP Albania”? Kjo ka qenë një nga temat që ndjekësit kanë ngritur gjatë komunikimit të fundit virtual me ish-fituesen.
Përmes rubrikës “Ask Me a Question” në Instagram, Selin u përball me një sërë pyetjesh që kishin në fokus të ardhmen e saj televizive dhe, në veçanti, një rikthim të mundshëm në formatin që i dha famë të madhe.
Pyetjet e fansave për “Fan Club”-in
Fansat duket se e shohin atë si një emër të mundshëm për “Fan Club”-in e BBVA 6, qoftë në rolin e moderatores apo si pjesë e panelit të komenteve. Pyetjet për këtë mundësi u përsëritën disa herë, duke e bërë të nevojshëm një reagim nga ana e saj.
Selin vendosi t’i japë fund kuriozitetit me një përgjigje të vetme në Instastory, ku shkroi: “OMG. Keq më vjen t’ju them, por JO”.
Kështu, ish-banorja hodhi poshtë mundësinë e angazhimit në “Fan Club” për sezonin e ardhshëm, të paktën sipas asaj që ka bërë të ditur deri më tani.
Rrugëtimi i saj televiziv
Pas triumfit në edicionin e pestë të reality show-t, Selin ka vijuar të ndërtojë rrugëtimin e saj në televizion, duke iu bashkuar panelit të emisionit “Goca dhe Gra”.
Duket se, pavarësisht interesimit të publikut për ta parë sërish të lidhur me BBVA-në, këtë herë ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg “Fan Club”-it.
Burimi: bordo.al










