Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Fillon hakmerret ndaj studentëve, sulmon besnikët e Vuçiç

Fillon hakmerret ndaj studentëve, sulmon besnikët e Vuçiç
Foto: kohajone.com

Një gjykatë në Beograd ka caktuar paraburgim deri në 30 ditë për nëntë punonjës aktualë dhe ish-punonjës të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, ndër ta edhe komandantin e Njësisë Speciale Antiterroriste, Igor Zmiriç. Ata dyshohen për abuzim dhe torturim të studentëve dhe protestuesve të ndaluar gjatë protestave antiqeveritare të gushtit 2025.

Akuzat dhe vendimi i gjykatës

Sipas prokurorisë, të dyshuarit kanë përdorur forcë dhe kërcënime për të shkaktuar dhimbje dhe vuajtje personave të ndaluar në garazhin e ndërtesës qeveritare në Beograd, me qëllim frikësimin dhe ndëshkimin e tyre. Gjykata e vendosi paraburgimin për shkak të rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe të pengimit të procedurave penale.

Mes të arrestuarve është edhe një ish-oficer i Njësisë së Mbrojtjes së Objekteve. Gjatë protestave të mëparshme, disa demonstrues kanë akuzuar drejtues të forcave speciale për përdorim të tepruar të dhunës.

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 tetorit

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 25 tetorit, duke konfirmuar fitoren e lëvizjes studentore. Lëvizja do të ketë 140 nga 250 mandatet në parlamentin e ri, ndërsa Partia Progresive Serbe e Aleksandar Vuçiçit do të përfaqësohet me 103 deputetë. Rezultati hap rrugën për formimin e një parlamenti dhe një qeverie të reja të dominuara nga lëvizja studentore.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha