Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, ka bërë thirrje për një protestë kombëtare në mbështetje të studentëve, për të tretën herë radhazi.
Sipas tij, organizimi pritet të ndjekë pothuajse të njëjtën skemë me protestat e mëparshme, megjithëse detajet e saj do të përcaktohen më vonë. Berisha theksoi se protesta synon të mbështesë dhe mbrojë studentët, si dhe të kontribuojë në suksesin e revoltës së tyre, duke u bërë thirrje të gjithë të jenë përkrah tyre nesër.
Marshimi dhe drejtimi i protestës
Ashtu si herët e tjera, marshimi nga Kryeministria deri te Ministria e Arsimit pritet të kryesohet nga deputetët demokratë. Ndërkohë, Berisha do ta drejtojë protestën nga selia e Partisë Demokratike.
Burimi: www.albeu.com









