Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Moderatori i njohur shqiptar në SPAK me mëngjes

Moderatori i njohur shqiptar në SPAK me mëngjes
Foto: kosovarja-ks.com

Moderatori dhe producenti i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë.

Lajmin e ka raportuar Vox News, i cili ka publikuar edhe pamje nga ambientet e institucionit.

Arsyeja e vizitës nuk dihet ende

Deri tani nuk dihet arsyeja e paraqitjes së moderatorit dhe as cilësia në të cilën është thirrur në SPAK.

Lidhja me financimet e “Kënga Magjike”

Emri i Gjebreas është përmendur më parë në raportime mediatike lidhur me financimet e festivalit “Kënga Magjike” nga Bashkia e Tiranës, gjatë drejtimit të saj nga Erion Veliaj.

Megjithatë, nuk ka ende konfirmim nëse paraqitja e sotme lidhet me këto raportime apo me ndonjë çështje tjetër.

Pritet të mësohen detaje të tjera lidhur me arsyet e vizitës së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha