“`html
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare.
Kësaj radhe, nga Gjakova drejt Qipros u nis një dërgesë e konsiderueshme me dyshekët Hybrid Classic dhe Hybrid Deluxe, dy produkte që dallojnë për nga struktura, materialet dhe karakteristikat e tyre.
Për këtë dërgesë ka folur Rona Gruda, menaxhere e laboratorit në Comodita Home, e cila ka treguar më shumë për produktet që janë pjesë e kësaj porosie dhe procesin e përgatitjes së tyre.
Produktet e dërguara
“Aktualisht jemi në proces të prodhimit të një porosie që do të niset drejt Qipros. Kjo përfshin një sasi të konsiderueshme të dy llojeve të dyshekëve, Hybrid Classic dhe Hybrid Deluxe”, tha Rona Gruda, menaxhere e laboratorit.
Të dy modelet kanë karakteristika të veçanta, duke dalluar nga lartësia, sfungjerët, sustat dhe materialet e përdorura në prodhim.
Ndërsa modeli Hybrid Deluxe përmban edhe një shtresë që përshtatet me format e trupit, duke ofruar rehati maksimale gjatë gjumit.
Procesi i prodhimit dhe kontrolli i cilësisë
Ndërkohë, para se produktet të arrijnë te klientët në Qipro, ato kalojnë nëpër disa faza të rëndësishme të prodhimit dhe kontrollit të cilësisë.
“Këta kalojnë në faza të ndryshme të prodhimit, nga sfungjeri, te prerja dhe formësimi, bashkëngjitja, qepja, paketimi dhe ngarkimi. Secili prej proceseve përfshin kontrollin e cilësisë në 100 për qind, para se produktet t’u dorëzohen klientëve tanë”, shtoi Gruda.
Preciziteti dhe kontrolli i vazhdueshëm i cilësisë janë pjesë e përditshmërisë së punës në Comodita Home. Çdo detaj planifikohet me kujdes, nga përzgjedhja e materialeve deri te përgatitja e produkteve për eksport.
Besimi i partnerëve ndërkombëtarë
Porositë nga tregjet e huaja janë gjithashtu dëshmi e besimit që partnerët ndërkombëtarë kanë krijuar në produktet e kompanisë.
Me dërgesën e radhës drejt Qipros, Comodita Home vazhdon të çojë cilësinë dhe përkushtimin e saj përtej kufijve, duke dëshmuar se puna e nisur në Kosovë po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë në tregjet ndërkombëtare.
“`
Burimi: insajderi.org









