Policia e Kosovës njoftoi se ka vënë në pranga Albert Sylajn, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Sylaj u arrestua rreth orës 23:40 në Deçan.
Vrasja në Vitomiricë dhe arrestimi në Deçan
Sylaj dyshohet se më 25 tetor, me anë të një sëpate, ka vrarë Arlinda Zekajn, ish-kunatën e tij. Ai ishte në kërkim nga policia.
“Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin ‘vrasje e rëndë’ të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës. Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Burimi: vip-magazine.al









