Bojkoti i studentëve të Universitetit Fan Noli në qytetin e Korçës vazhdon. Prej disa ditësh ata kanë bojkotuar mësimin duke braktisur auditoret. Në ditët e para, studentët protestuan duke marshuar në rrugët kryesore të qytetit me pankarta për më shumë të drejta dhe për rrëzimin e kësaj qeverie.
Pedagogët mbështesin studentët
Një pjesë e pedagogëve të këtij universiteti u bënë pjesë e mbështetjes dhe protestës, duke iu bashkuar zërit të studentëve.
Në ditët në vijim, përmes mbledhjeve të këshillit studentor, studentët vendosën bojkotin, duke treguar një shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje për protestat e studentëve në Tiranë, të cilat vijojnë të jenë aktive.
Burimi: www.cna.al










