Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Spiropali përjashtohet? Deputetja e PS: Nuk ka vendim, do bëhet publik kur të ketë

Spiropali përjashtohet? Deputetja e PS: Nuk ka vendim, do bëhet publik kur të ketë
Foto: lajmifundit.al

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, ka komentuar diskutimet për statutin e PS-së dhe vendimmarrjen e fundit brenda partisë, duke mohuar se është shkelur statuti.

Qëndrimi për statutin

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Bylykbashi tha se bëhet fjalë për një proces që është ende në diskutim në strukturat përkatëse dhe se vendimmarrja nuk është e plotë.

“Jo, nuk mendoj që u shkel statuti. Mendoj që në raport me këtë vendimmarrje, që akoma nuk është vendimmarrje e plotë, sepse çdo vendim ka të përcaktuara strukturat që e marrin atë dhe këtë e përcakton po statuti, është një gjë në proces që po diskutohet në strukturat përkatëse që ky statut përcakton. Kur të ketë një vendimmarrje, do të jetë edhe publike”, u shpreh deputetja.

Diskutimet me dyer të mbyllura

E pyetur se çfarë u diskutua në mbledhjen me dyer të mbyllura, Bylykbashi u shpreh se diskutimet që zhvillohen brenda partisë u përkasin anëtarëve të saj, ndërsa theksoi se pjesa tjetër e zhvillimeve të asamblesë u bë publike.

“Gjithë janë të njohur me zhvillimet e Asamblesë. Ajo që flitet brenda familjes qëndron brenda familjes dhe është një çështje që u takon anëtarëve të kësaj familjeje, ndërkohë që çdo gjë tjetër besoj se u bë publike për të gjithë.

Asambleja ishte një moment për të filluar organizimin për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Ishte një moment shprehjeje dhe vendosjeje të piketave se në cilin moment ndodhet Shqipëria në raport me rrugëtimin e saj të integrimit europian”, deklaroi deputetja Bylykbashi.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha