Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kalorësit e apokalipsit fshihen në flamingot e qershorit

Kalorësit e apokalipsit fshihen në flamingot e qershorit
Foto: shqiptarja.com

Aktorët me lidhje qartësisht me islamin politik, me tangenciale iraniane apo turke, kanë braktisur ngjyrën rozë dhe shpendin-simbol që u shfaq si emblemë e së majtës amerikane, dhe kanë gjetur strehë te flamuri kombëtar dhe simboli i UÇK-së. Madje edhe emri i lëvizjes që tashmë konsiderohet qartësisht motori kryesor i lëvizjes së dhunshme, quhet Lëvizja Rinore Nacionaliste.

Mesazhet e kërcënimit para 28 nëntorit

Egërsia e mesazheve që depërtojnë nga profilet e udhëzuara nga Garda Revolucionare e Ajatollahëve për “apokalipsin” e 28 nëntorit në Tiranë nuk është gjë tjetër veçse rënia e siparit final.

Aktorët kryesorë, me një rrjet të gjerë organizatash financuese, janë të lidhur me Vëllazërinë Myslimane. Tre prej tyre, një në Tiranë, një në Shkup dhe një në Prishtinë, u shpallën terroriste nga një gjykatë egjiptiane. Edhe pse mund të mbajnë maska, nuk fshihen dot pas flamingove rozë, siç bënë që nga qershori.

Kërcënimi ndaj festës kombëtare

Këta “nacionalistë” kanë kërcënuar se do ta djegin Tiranën edhe më keq pikërisht më 28 nëntor, ditën e flamurit dhe festën kombëtare.

Ky kërcënim nuk është aspak një karshillëk virtual. Ai duket si objektiv i qartë, që nënkupton përsëritjen e zjarreve dhe nuk është e çuditshme që mund të përfundojë me gjakderdhje në ditën më të rëndësishme kombëtare.

Përse Tirana dhe integrimi evropian

Ka një qasje dhe një imperativ strategjik për ta ndalur Tiranën dhe Shqipërinë në vrapin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Ky vrap është lehtësuar politikisht nga Brukseli, që sot u shpreh përmes zërit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në këtë kuadër, në Tiranë këtë vrap e bën vetëm mazhoranca, e cila fiton dukshëm pikë dhe favore. Por në fund të fundit, fruti që mund të përfitohet nga anëtarësimi do të ëmbëlsojë të gjithë, edhe opozitën e Sali Berishës, edhe ata të Qorit, Lapajt dhe Shehajt, edhe pse ata do të shohin përfitimet më të mëdha politike nga ai që është në qeveri.

I vetmi segment që nuk përfiton, apo që pengon hyrjen e Shqipërisë në BE, është ai që vjen nga islami politik. Me hyrjen në BE, praktikisht ai vdes politikisht dhe humb kauzën, sepse nuk mund të përdorë më narrativën për të mirat që sipas tyre i kemi pasur nga Porta e Lartë. Përveç si barsaleta…

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha