Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar pretencën për kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, Kristjan Shkreli, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Pas shqyrtimit të provave, SPAK kërkon që Shkreli të shpallet fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe të dënohet me 1 vit burg.
Prokuroria kërkon gjithashtu ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Vendimi i gjykatës për çështjen ndaj kryebashkiakut të Vau i Dejës pritet së shpejti.
Burimi: abcnews.al










